Një nxënës i shkollës së mesme “Hydajet Lezha” është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Lezhës, pas kallëzimit të bërë nga një mësuese, e cila pretendon se është goditur me karrige nga nxënësi i saj në orën e mësimit.
Mësohet se mësuesja është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për shkak të dëmtimeve që ajo ka marrë në krah.
Nuk dihet me saktësi shkaku i debatit, por dyshohet se konflikti ka lindur për shkak të mungesave të vazhdueshme të nxënësit në shkollë.Pas ngjarjes së rëndë tashmë janë mësuesit e shkollës të cilët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.
Lezhë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar, nxënës i këtij gjimnazi, ka goditur me send të fortë (karrige), mësuesen në këtë gjimnaz, shtetasen M. P., e cila po merr asistencë mjekësore, në spital.
16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.