Merr fund epoka e “mbreterimit” ne bashkine Shkoder te nje prej drejtoreve me te perfolur ne periudhen e Voltana Ademit, atij te sherbimeve sociale Filip Vila. Ai nuk do te jete me drejtor ne kete institucion, duke u larguar keshtu nga Bashkia Shkoder pas 7 vitesh qe mbajti kete detyre. Largimi i tij vjen ne nje moment kur ankesat dhe akuzat ne drejtim te tij ishin te shumta per menyren se si e ka drejtuar kete drejtori, ku ne 7 vite me shume krijoi armiq se bashkepunetor. Tashme pritet qe kryetari i bashkise Shkoder Bardh Spahia te emeroje drejtuesin/en e ri te kesaj drejtorie te rendesishme ne pushtetin vendor. Sfidat qe do te kete drejtuesi/ja i ri jane te shumta, mes te cilave kryesorja ajo e rregullimit te nje imazhi qe e minosi me vetedije njeriu i besuar i Voltana Ademit. Sot koha e Filipit perendoi, e ky eshte nja lajm i mire per ata qe duan te hapin rruge te reja bashkepunimi me Bashkine Shkoder.