Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, konfirmoi atë që lajmëroi dhe kryeministri Edi Rama, që do krijohet një portal i posaçëm i quajtur “hapësira ime’’, ku të gjithë qytetarët do mund çojnë denoncime në mënyrë të vazhdueshme sa i takon zaptimit të hapësirave publike.
“Falënderoj qytetarët për këtë bashkëpunim të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i inkurajojmë ata të vijojnë denoncimet. Madje, në vazhdim edhe përmes një platforme të dedikuar, platforma ‘Hapësira ime’ që është njoftuar nga Kryeministri, Edi Rama. Ju uroj një verë të qetë e pushimet mbara dhe ju sigurojmë se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës në çdo skaj të vendit për të garantuar cilësisht shërbime më të mira për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e shumë të huaj që ndodhen këtë sezon në vendin tonë”, tha ai. Më herët, edhe shefi i qeverisë theksoi se qytetarët do të denoncojnë rastet abuzive në këtë platformë, e cila do lançohet së shpejti. “Do të hapet edhe një adresë e posaçme, një portal i posaçëm, ‘’hapësira ime’’, ku të gjithë do mund çojnë denoncime në mënyrë të vazhdueshme, sepse kjo është betejë e vazhdueshme derisa të ndahet mendja që këtu nuk bëhet, pra siç u nda mendja që nuk ndërtohet te Lana, nuk ndërtohet te parku ‘’Rinia’’, nuk ndërtohet këtu e nuk ndërtohet aty, duhet të ndahet mendja që nuk mund të shtyhesh përtej kufirit ku fillon jeta e komunitetit”, paralajmëroi Rama.