Të gjitha gjobat e vendosura ndaj qytetarëve dhe bizneseve në 10 vitet e fundit dhe që nuk janë ekzekutuar, do të falen.

Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka marrë fuqi ligjore.

Referuar vendimit, konkretisht bëhet fjalë për masat administrative të  paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit si dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;  Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Vendimi në fjalë fshin masat administrative të vendosura për ata qytetarë dhe biznese që kanë bërë ndërtime ose ndërhyrje pa leje apo njoftim paraprak, në ndërtime për qëllime banimi;  objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit,  magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; objekte që shërbejnë për mbajtjen e mjeteve të punës e input-eve bujqësore dhe blegtorale. Për ata që kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.

Gjithashtu do të falen gjobat për qytetarët dhe bizneset që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për  administrimin e situatës COVID-19 gjatë periudhës së pandemisë.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;  Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. brenda 30  ditëve nga hyrja në  fuqi e këtij vendimi, përgatisin listën e individëve ose të personave fizikë apo juridikë ndaj të cilëve janë vendosur gjoba, të cilat rezultojnë të paekzekutuara dhe të shfuqizuara me ligjin 127/2024.

Çdo individ ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin e vitit 2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse të cilat kanë vendosur këtë masë.

Procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve, sipas këtij vendimi, përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu