Në konferencë për shtyp, pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, trajneri i kombëtares, Sylvinho tregoi këndvështrimin e tij.

“Sa i keqardhur jeni? Krenar për të gjithë futbollistët e mi. Luajtëm mirë ndaj një ekipi që synon gjysmëfinalen ose finalen e këtij kompeticioni. Është një skuadër e vështirë për t’u barazuar pas këtij momenti.

Nga Anglia te Anglia, të dyja të humbura 2-0. Si është progresi i ekipit? Kemi përmirësuar të dyja ekipet. Një punë e madhe është bërë nga stafi dhe lojtarët. Edhe ekipi i Anglisë ka ndryshuar nga ndeshja e parë dhe është një skuadër që nuk ka pësuar gol.

Pas golit skuadra nuk reagoi, e kishit ndarë mendjen për barazimin? Në fakt është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Nëse hap lojën pas një goli të bën që të pësosh më shumë.

Keni ide se si do të luani? Me Kombëtaren nuk ka shumë kohë. Koha kalon shumë shpejt dhe shpresoj që futbollistët të kenë formën e duhur. Duhet të shikojmë shortin javën tjetër për të mësuar më shumë.

Pritshmëritë shumë të larta? E vërtetë që kemi patur një moment të vështirë. Skuadra tashmë është e ndërtuar nga dora ime, e Zabaletës, Dorivas dhe Bulkut.

Play –Off, Çekia, Sllovakia, Skocia dhe njëra mes Uellsit ose Islandës, i ke ndjekur? Do të shkojmë në Britaninë e Madhe. Nuk i njoh ekipet , deri tani kam analizuar ekipet që kam patur në këtë grup dhe nga java e tjetër do të mendoj për skuadrat e tjera.

Broja? Asnjëherë lojtari nuk është problem, kur është në formë të mirë është një plus për skuadrën. Është dëmtuar dhe ende nuk kam folur me të dhe me mjekun dhe do të mësoj më shumë mbi dëmtimin e tij. Është mirë kur një lojtar është gati për të luajtur”, ka theksuar braziliani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu