SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA

Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsuon, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.

Kryemadhit i komunikohen akuzat në mesditë nga SPAK, ndërsa ish-presidentit Meta pritet t’i komunikohen akuzat në orën 14:00.

Akuzat do t’i komunikohen edhe personave të tjerë të ekspozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

Brenda pak ditëve SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë, ku në seance paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotësim apo pushohet.

Monika Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Meta në arrest me burg, i arrestuar më 21 tetor 2024.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu