Ballina Kronike Çështja “Paplekaj”, arrestohet njëri nga dëshmitarët, dha dëshmi të rreme nën efekt...

Çështja “Paplekaj”, arrestohet njëri nga dëshmitarët, dha dëshmi të rreme nën efekt alkooli

Arrestohet një nga dëshmitarët në çështjen e Arbër Paplekajt.

Menjëherë pas daljes nga salla e gjyqit dëshmitari Milea Kurti, u arrestua nga policia pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.

Në deklaratën e tij e parë dëshmitari dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.

Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca.

Dyshohet se gjatë seancës se sotme ka qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe ka ofenduar edhe trupën gjykuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks