Shtyhet afati deri më 15 nëntor i Censit të Popullsisë dhe Banesave. Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli.

“Aktiviteti i censit të popullsisë dhe banesave ka pasur ecuri pozitive. 5240 anketues kanë trokitur nëpër shtëpi. 3% e zonave në të gjithë territorin nuk janë numëruar” tha Dhuli në konferencë.

“Procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit si Tiranë, Durrës, Kurbin, Kruje dhe ndonjë zonë tjetër që ka zona në distanca të largëta.

“Nuk ka asnjë gjobë për informacione të rreme. Kemi shkuar me shumë se 3 herë nëpër shtëpi” tha Dhuli

Censi duhej të mbaronte në 30 tetor por u vendos të shtyhet më 15 nentor. Dhuli tha se shtyrja e afatit nuk ka kosto shtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu