Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi deklaroi se shumë shpejt do të ketë një vendimmarrje sa i përket se listat e cilave prej grupimeve të PD-s ëdo të regjistrohet zyrtarisht në procedurat për organizimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
“Pavarësisht se ende nuk kemi vendosur, Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor do të jenë funksionale tashmë pasi e kanë të plotësuar kuorumin e nevojshëm për të zhvilluar mbledhje dhe për të marrë vendime.
Deri më 7 mars do të vendosim se cilin prej përfaqësuesve të PD-së do të njohim në proces”, theksoi Celiashi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e anëtarëve të KAZAZ-së të PS, PL dhe PSD-së. Sa i takon listës së Partisë Demokratike, KQZ ka vendosur të shtyjë miratimin e listë së anëtarëve, pasi grupimet kanë dërguar dy lista.
Në Partinë Demokratike vijojnë përplasjet në lidhje me pretendimet e vulës dhe firmës, në kohën kur Gjykata e Apelit nuk është shprehur ende në lidhje me pretendimet e Alibeajt dhe Sali Berishës.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka apeluar për zgjidhjen e ngërçit, ndërkohë ka bërë të qartë se institucioni që ai drejton do kryejë vlerësimet mbi bazën e ligjshmërisë së dokumenteve.