Ballina Kulture Çelet për herë të parë në muzeun Shkodrës ekspozita me veshje antike...

Çelet për herë të parë në muzeun Shkodrës ekspozita me veshje antike liturgjike

Veshje antike të liturgjisë, të cilat gjatë komunizmit u sekuestruan,  janë rishfaqur sërish për publikun. Për organizatorët e këtij eventi në katedralen e Shkodrës kjo është një punë e madhe që e bën të plotë pinakotekën “Lin Delija”. “Në këtë sallë kemi vendosur veshje liturgjike që komunizmi na i kishte sekuestruar.  Po kështu kemi dhe pinakotekën me piktura të Lin Delisë”, tha MONS. Angelo Massafra – Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër – Pult. Galeria Lin Delija është tani realitet, një galeri model e ndarë në 3 pjesë, salla A piktura kishtare. Salla B pikturat e persekutimit. Salla C me vizatime e grafika”, tha studiuesi Luigj Mila. Të gjitha veprat kanë qëllim të ungjillizoje përmes kulturës, shprehet Padër Luigji që është kurator i kësaj ekspozite në Shkodër. Ai ndër të tjera thekson se në veprat e Lin Delisë shohim pikërisht vështirësitë që ka kaluar populli shqiptar. “Të gjitha veprat që kisha kalotike paraqet kanë vetëm një qëllim të ungjillëzojnë përmes kulturës. Vlera e këtyre veshjeve qëndron tek gjetja e tyre dhe ruajtja gjatë regjimit komunist, kur feja ishte e ndaluar”. Veshjet liturgjike, kanë një karakterizim të veçantë për historinë e popullit shqiptarë, në një vend që feja e dënua me ligj për 50 vite ndërkohë që këto veshje kujtojnë lidhjen që shqiptarët nuk e humbën asnjëherë me besimin në Zot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks