Çekia vendi që mban dhe Presidenca e radhës të Bashkimit Evropian propozon ndalimin e udhëtimit pa viza të Shqipërisë dhe Serbisë për shkak të migrimit të parregullt.
Kërkesa e palës çeke vjen si pasojë e hyrjes së një numri të lartë emigrantësh duke përdorur Shqipërinë dhe Serbinë si portë hyrëse në Evropë.
Referuar qeverisë ceke, Shqipëria dhe Serbia nuk kanë arritur të përmbushin kriteret për të zbatuar një listë për heqjen e vizave me BE dhe seleksionimin e personave dhe pse këto dy vende gëzojnë lëvizjen e lirë.
Mirëpo mosfunksionimi dhe dështimi i autoriteteve për të parandaluar këtë dyndje ka shkaktuar rritjen e numrit të migrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes këtyre dy vendeve.
Agjencia evropiane SchengenVisaInfo.com shkruan se numri i shtetasve kubanë, indianë dhe turq që vijnë përmes këtyre dy vendeve për të kërkuar azil në Bashkimin Evropian është në rritje, ndaj çështja ka nxitur bisedimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.
Shtetasit nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi, hyjnë legalisht në Serbi edhe në Shqipëri dhe një numër shumë i lartë lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt shteteve të BE-së. Shumë qytetarë të Afganistanit dhe Sirisë rreth 60,000 u përpoqën të hynin në BE në mënyrë klandestine në periudhën janar-gusht të këtij viti.
Ndërkohë, numri i personave që vijnë nga Ballkani Perëndimor nga këto vende është rreth 17 mijë persona. Shtetasit indianë po mbërrijnë në mënyrë të parregullt në BE përmes Ballkanit Perëndimor. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit kubanë. Për sa u përket tunizianëve dhe turqve, ardhjet po rriten ndjeshëm në rrugën e Ballkanit Perëndimor ndërsa janë në rënie në rrugët e tjera”
Problemi i Ballkanit Perëndimor vjen shtatë vjet pas të ashtuquajturës krizë emigrantësh të vitit 2015, kur më shumë se 1 milion refugjatë hynë në mënyrë të parregullt në BE, shumica e tyre nëpërmjet Evropës Juglindore.