SPAK goditi paraditen e kesaj te merkure nje grup kriminal per kontrabande dhe pastrim parash.
Prokuroria e Posacme leshoi 18 urdher-arreste, mes te cileve jane edhe disa police.
Ne pranga ka rene edhe Sokol Idrizi, i cili ne te kaluaren ka qene edhe shoferi i Ardi Veliut ne kohen kur ky i fundit drejtonte policine e shtetit.
Pervec Idrizit jane ndaluar edhe gruaja e tij, dy vajzat si dhe dhendri i tij.
Po ashtu burimet bejne me dije se jane vene ne pranga edhe dy efektive te policise kufitare te Durresit.
Te arrestuarit e tjere jane gjithashtu edhe shofera kamionesh dhe autobuzesh te cilet ne bashkepune me disa shtetas dhe me efektive policie fusnin ne vendin tone mallra kontrabande te cilet ne shtetet e BE, kryesisht ishin vjedhur.
Operacioni i SPAK eshte kryer sot pasi organet tona ligjzbatuese moren ne dorezim nje leterporosi nga autoritetet franceze te cilin kishin zbuluar nje grup qe pastronte produkte te vepres penale.