Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i jashtëm Britanik David Cameron kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat. Rama ka bërë me dije se pjesë e diskutimeve ishte projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe përfshirja e Britanisë në këtë nismë. Ai bëri gjithashtu me dije se u diskutua për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe tha se bashkëpunimi mes dy vendeve ka pasur rezultate të mira.

“Ne kemi diskutuar për marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe dhe thellimin e mëtejshëm të tyre për të cilin kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në NATO dhe në aspektin e marrëdhënieve bilateral, në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë. Pa hyrë në të gjitha planet e bashkëpunimit tonë bilateral dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik me një rëndësi të veçantë poër Shqiëprinë dhe Kosovën që është hekurudha Durrës-Prishtinë, e cila është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve tona, porn ë rajon dhe më gjerë. Ky është një projekt qëë tejaklon interesin e dy vendeve tona dhe në të cilin MB ka shprehur gatishmërinë të përfshihet, qoftë me financimin, qoftë me ekspertizën. Unë i jam mirënjohës sekretarit, pasi është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të të gjitha proceseve transformuese të rajonit tonë. Kemi folur edhe për projektin e luftës kundër trafilkut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe patjetër që jemi shumë të kënaqur me rezultatete e arritura. Operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë”, tha Rama.

Në fjalën e tij Lord David Cameron u shpreh i kënaqur nga vizita e tij në Shqipëri, ndërsa tha se Shqipëria është një vend që ka shënuar suksese përgjatë viteve. Cameron tha se partneriteti Shqipëri-Britani është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe pozitive Mbretërinë e Bashkuar. Sekretari britanik tha se ka Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Europën.

“Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë atëherë Europa ia del mbanë, në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor atëhere ka problem edhe në Europë”, tha Cameron.

Kenaqësi që erdha në Shqipëri. Një nga arsyet që erdha këtu është se doja të festoja bashkë me ju suksesin tuaj, sepse Shqipëria është një shembull suksesi…Kjo ka qenë, është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe pozitive për ne. Eksportet janë rritur me 20%, edhe hekurudha do të jetë e rëndëshishme. Një partneritet edhe sa i përket krimit të organizuar dhe krimit të rëndë. Problemi i emigracionit të parregull është një problem që është në Europë. Sektori i turizmit do të jetë shumë i sukseshëm edhe gjatë viteve në vijim. Unë kam një këndvështrim te thjeshtë dhe të drejtë, kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë atëherë Europa ia del mbanë, në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor atëhere ka problem edhe në Europë. Jam shumë i këanqur që ju di vini në takimin e 18 korrikut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu