Ballina Aktualitet Burrë e grua rrahin njeri – tjetrin. Plagosja e 78-vjeçarit, reagon policia

Burrë e grua rrahin njeri – tjetrin. Plagosja e 78-vjeçarit, reagon policia

Çifti i bashkëshortëve, Asije dhe Ahmet Stafa kanë rrahur njëri-tjetrin me sende të forta, bëri me dije policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 të paradites së sotme në lagjen nr.11 në Durrës.
78-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Asije Stafa, 74-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta, thuhet në njoftimin e policisë.
Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks