Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Përparim Ademin i cili më 31 dhjetor të 2020 vrau dy motrat në zonën e Astirit në Tiranë. Ademi shfaqet i qetë në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese vendosi për të masën e masën e sigurisë “arrest në burg”.

Krimi i dyfishtë ndodhi në banesë, ku Ademi vrau me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. E gjitha ngjarja është parë nga fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.

Përpara grupit të hetuesve Ademi është shprehur se nuk ka pasur për qëllim të vrasë motrat, por në debat e sipër ata e kanë ofenduar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Sipas Ademit, ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën, pavarësisht se ishte i martuar. Gjatë javëve të fundit, sipas 51-vjeçarit, ajo ishte distancuar ndjeshëm, ndërsa dyshonte se edhe ajo kishte një lidhje tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu