Ish-zyrtarja Alda Klosi është njohur sot me masëne  sigurisë “Arrest me burg” në spital, për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë.

Klosi ndodhej në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte.

Ndërkohë, dje u mor në pyetje dhe pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash në banesën e Klosit, ndonëse ajo më vonë pohoi se ish-zyrtarja ia kishte kërkuar që t’i ruante në banesën e saj.

Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.

Avokati i saj mohoi të kishte pasur një marrëveshje mes Alda Klosit dhe Ropzeta Dobit për të fshehur paratë dhe deklaratat e kësaj të fundit i quajti kontradiktore.

“Këto veprime ti kete kryer në marrëveshje të plotë me Klosin. Kjo është një gënjeshtër. 

Nëse do të ishte kështu, kasaforta që sipas saj i është dhënë për ta ruajtur, si u hap dhe u dhodh në plehra. Deklarata e saj bie në kundërshtim me të djalit të saj.

Nëse do të ishte e vërtetë që mes Klosit dhe personit të arrestuar do kishte marrëveshje si është e mundur se në banesën e saj u gjetën dhe sende të tjera të vjdedhura në banesa të tjera. 

Deklarimet pohojnë se kemi të bëjmë me një shtetase që ka disa qëllime të qarta. Mos u habisni që nëse nesër ajo nuk merr atë që do të ketë një pretendim tjetër.  Një marrëveshje mes Rozeta Dobit dhe prokurorisë nëse do të kishte një të tillë do të ishte një marrëveshje e fëlliqur.

Paratë kanë mbërritur në shtëpinë e Alda Klosit më datë 3 dhjetor, ditën që xhaxhai dhe nusja e tij janë nisur për Amerikë.

Janë disa ditë në mes nga denoncimi, pasi po gjendej mënyra për tu transferuar.

30 mijë dollarët janë lënë nga xhaxhai dhe nusja e xhaxhit për të arreduar një shtëpi në Tiranë. Ka dyshuar vetë tek pastruesja pasi kishte çelësat e shtëpisë,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu