Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit për Buxhetin 2026.
16.3 miliardë lekë nga buxheti 2026 janë mbështetje e shtuar për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, agro-përpunimin dhe agroturizmin, për pensionin rural dhe për trajnimin e fermerëve në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit mes qeverisë, pushtetit vendor dhe fermerëve për përballimin e sfidave komplekse të sektorit bujqësor. Rama u ndal te nevoja për të vënë në funksion dijen e fituar ndër vite, si nga vetë fermerët ashtu edhe nga institucionet akademike, veçanërisht Universiteti Bujqësor i Tiranës, me qëllim thellimin e transformimit të sektorit në vitet që vijnë.
Rama: Ajo që na intereson është ajo që duhet të bëjmë në vitet që kemi përpara. Bujqësia më shumë se çdo sektor tjetër ka nevojë për këtë partneritet me qeverinë, pushtetin vendor për të pëballuar sfidat e veta, të cilat janë shumë komplekse. Ajo që ka rëndësi në bilancin e këtyre viteve dhe që vlen më shumë se çdo gjë tjetër është transormini që duhet të thellojmë, është dija e fituar në gjithë këto vite nga vetë ju, dija e fituar në një sektor ku gjërat lëvizin me vështirësi, por lëvizin në mënyrë të vazhdueshme dhe ku në botën që jetojmë teknologjia sjell oportunitete të paimagjinueshme deri dje. Kam besim që nëse dijen e përfituar prej jush së bashku me dijen e një vatre që do të jetë gjithmonë e më e rëndësishme vit pas viti, që është Universiteti Bujqësor, do t’i bëjmë së bashku dhe do t’i vendosim në funksion të politikave tona do të arrijmë që në 4 vitet që kemi përpara të bëjmë më shumë se san ë të gjitha vitet që kanë kaluar.
Rama tha se UBT po bën një vetëtransformim shembullor në funksion të rritjes së kapaciteteve të dijes për të gjithë spektrin e zhvillimit rural, në funksion të rritjes të standardeve të mësimdhënies akademike. Më tej kreu i qeverisë tha se buxheti do të vijojë të rritet, por është shumë pak në krahasim me sa mundësi të tjera ka për të rritur financimin për fermat, për të financuar projektet e zhvillimit të sipërmarrjes bujqësore, për të financuar kërkimin shkencor në sipërmarrjet e fermerëve.
Rama: Ky moment afrimi me BE na hap perspektiva që nuk i kemi pasur më parë. Ne finalizojmë brenda këtij viti edhe bankën tonë të zhvillimit. Shqipëria do të ketë bankën e zhvillimit e cila do të jetë një instrument për të mbështetur projektet e sipërmarrjes shqiptare, për të mbështetur projektet tuaja. Linja e re e kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me fokus bujqësinë e BSH, e cila shkon deri në 250 mln euro, si fazë e parë dhe mund të shkojë deri në 1 mld euro, është aty dhe ju pret ju. Bashkitë tona duhet të ngrihen në lartësinë e kësaj sfide, bashkitë tona duhet të ngrihen në lartësinë e nevojës tuaj ëpr partneritet, financnë, mbështetje institucuonale dhe mbështetje me dije, e nevojë tuaj për të mos qenë vetëm në këtë përpejkje. Bashkitë e kanë mundësinë të bëhen.
Rama u premtoi fermerëve se do të marrin asistencën e nevojshme që të ecin përpara.






