Ka përfunduar procesi për zgjedhjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Bujar Spahiu rizgjidhet kryetar i KMSH, merr 82 vota nga 92 antarë të kryesisë që kanë votuar. Me 82 vota pro është rizgjedhur në krye të KMSH Bujar Spahiu. Ky proces u shoqërua me protesta në mjediset e jashtme të KMSH, ku protestuesit hodhen akuza se ky komunitet është peng i gylenisteve.

Rezultati:

Bujar Spahiu – 82

Eduard Shefki – 3

Emirjon Vathaj – 3

E pavlefshme – 4

Bujar Spahiu pasi u rizgjodh në krye të KMSH mbajti një fjalim teksa u shpreh se institucioni do vijojë të ndjekë traditën, por nuk do ngurojë të ndjekë rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte.

“Të nderuar vëllezër dhe motra kam qenë dhe do të jem i hapur ndaj çdo kritike konstruktive. Ftoj cilindo të shpreh lirisht mendimet e tyre. Cilido prej jush do të vijojë gjet një atmosferë të mirë të lirisë së shkëmbimeve idesh dhe këshillimi të ndërsjelltë sa i shërben qëllimit dhe misionit. Institucioni nuk do ngurojë të ndjek rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes vëllezërve. KMSH do të vijoi të jetë vazhdues i traditës. Në 100 vite kemi qenë faktor stabiliteti paqeje dhe mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare. Do vijojë të jetë kontribuues ky institucion në harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Do japim kontributin që Shqipëria të jetë më e begatë . Do vijojmë të japim kontributin tonë që të përparojë drejt Evropës. Do bëjmë çmos që familja të jetë e shëndetshme. I lutemi Zotit të jetë krah nesh për ta çuar përpara këtë punë. Le të kthejmë sytë nga Zoti dhe t’i lutemi atij të bëjmë të mirën dhe të refuzojmë të keqen. Amin.”, tha ndër të tjera Bujar Spahiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu