Britanikët do t’i udhëheqë një kryeministre femër në këto kohë plot me sfida si lufta në Ukrainë dhe problemet energjitike botërore.

Liz Truss ka fituar ndaj kandidatit Rishi Sunak në garën brenda konservatorëve se kush do ta drejtojë  qeverinë britanike.

Një sërë skandalesh të ish-kryeministrit Boris Johnson sollën që partia konservatore në pushtet t’i kërkonte atij dorëheqjen dhe të niste një garë brenda partisë për kryeministrin e ardhshëm.

Temat mbi të cilat kanë debatuar kandidatët dhe sfidat me të cilat do të përballet kryeministrja janë lufta në Ukrainë dhe kapërcimi i krizës energjitike mbarëbotërore.

Në fokus të kryeministres së re pritet të jetë edhe emigracioni i paligjshëm në Britaninë e Madhe. Gjatë intervistave të saj ajo ka thënë se do ta bëjë prioritet të saj luftën ndaj emigracionit.

Së fundmi, medie të ndryshme britanike kanë botuar artikuj dhe reportazhe se si shumë të rinj shqiptarë, të pashpresë në vendin e tyre, drejtohen me gomone drejt Britanisë.

Ish-ministrja e brendshme britanike pritet të ndërtojë kabinetin e saj në ditët e ardhshme. Ajo do të takohet në vijim me Mbretëreshën, ku, sipas protokollit, do t’i paraqes kërkresën për një qeveri të re si kryeministre e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu