Ballina Aktualitet Breshër i pazakontë në Fushë Arrëz! Thyen xhamat e automjeteve dhe dëmton...

Breshër i pazakontë në Fushë Arrëz! Thyen xhamat e automjeteve dhe dëmton rëndë bujqësinë

Në orët e vona të pasdites së djeshme ka pasur rënie të një rebeshi bresheri të pazakontë në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, e konkretisht në Njesinë Administrative Fierz në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon, Fierz dhe në Njesinë Administrative Iballe në fshatin Iballe. Ku si pasojë e kësaj stuhie kemi shkaterrimin e të gjitha kulturave bujqësore të ketyre bujqëve, si dhe në bletari. Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer gjamat dhe dëmtime tjera në konstruksionet e tyre. Bashkia Fushë-Arrëz bashkë me Zyren e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në menyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks