Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Koplik- Shkodër”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin M. F., 32 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi A. H., 69 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë 69-vjeçari.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. A., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan shtetasin Gj. Q., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore dhe e ka goditur atë me grusht, për shkak të detyrës.

Shkodër/Më datë 29.05.2025, në fshatin Bardhaj, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që e mbante me leje, shtetasi L. D., 55 vjeç. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu