Qyteti i Shkodrës vijon të mos gjejë qetësinë publike, pasi mëngjesin e sotëm, u raportua sërisht një shpërthim i fuqishëm tritoli në banesën e tregtarit, Ardian Fierza.
Ky është rasti i dytë që brenda një kohe të shkurtër ndaj Ardian Fierza, vendoset një sasi tritoli duke sjellë vetëm dëme materiali.
Brenda 3 muajve, ndaj Fierzës u vendosën dy sasi tritoli, duke sjellë panik dhe pasiguri për banorët e qytetit Vierior.
Fillimisht në muajit Gusht 2024, persona ende të paidentifikuar vendosën tritol në agjensinë funerale të Ardian Fierza në Shkodër.
Ndërsa kjo ngjarje vijon të jetë pa u zbardhur nga policia e Shkodrës, një shpërthim i dytë tritoli është rregjsitruar mëngjesin e kësaj të diele në derën e shtëpisë së Ardian Fierza.
Ende nuk dihet shkaqet dhe motivet e sulmit me tritol të familjes Fierza. Policia ka shoqëruar Ardian Fierzën, i cili ka dhënë shpjegime për situatën e krijuar, duke shtuar se nuk ka konflikte me askënd në qytetin e Shkodrës.
Policia ka ngritur dyshime se dy ngjarjet lidhen për shkak të konkurencës dhe mundësisë së presionit për gjobëvënie ndaj tregtarit Ardian Fierza.
Pas kësaj ngjarje situata në Shkodër vijon të jetë e tensionuar, për shkak edhe të ngjarjes së rëndë të ndodhur në 30 Tetor 2024, ku mbetën të vrarë katër persona Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.
Për këtë ngjarje ende nuk ka asnjë person të arrestuar.