Francë-Poloni dhe Angli-Senegal. Mund të ketë surpriza ditën e sotme në Kupën e Botës. Kampionët në fuqi kundër Polonisë që në fazën e grupeve dhuroi shumë zhgënjim por ai kualifikim i papritur me 4 pikë në grup që la jashë Meksikën, mund ta ketë karikua me moral ekipj e Robert Lewandowski-t.
Do të luhet në “Al Thumama Stadium” duke nisur që prej orës 16:00 me francezët që tashmë kanë hyrë në fazën më të nxehtë të Kupës së Botës dhe hapat falsë mund t’u kushtojnë shumë. Ka entuziazëm në radhët e gjelave që ndryshe nga shumë vite më parë, kanë gjetur shprtin e grupit dhe një Kylian Mbappe yjor.
Tre gola për sulmuesin 22-vjeçar që sfidon në distancë Robert Lewandowski-n në disavantazh pasi u mbështetet nga një skuadër dukshëm më e dobët. Ndeshje më e ekujlibruar në letër duket ajo mes Anglisë dhe Senegalit në mbrëmje. Ka shumë pritshmëri në Britani nga skuadra e Gareth Southgate.
Njerëzit edhe pse të zhgënjyer nga finalja e humbur e europianit, besojnë se grupi aktual me Rashford dhe Foden të rilindur por edhe me bërthamën tashmë të konsoliduar, mund të shkojë larg pavarësisht ndonjë stonature si ajo e ndeshjes së dytë në fazën e grupeve kundër SHBA-së. Për Senegalin pa Mane por me lider Koulibaly, ky është një botëror që duhet shijuar dhe çdo kalim raundi për më tej do të thotë shumë.






