Është mbledhur për herë të parë për vitin 2023, Bordi i Transparencës për karburanteve, pas gati një muaj mungesë.
Ndërkohë, kur pritej që çmimet e karburanteve të uleshin, Bordi ka vendosur sot që këto çmimet do të rriten.
Konkretisht, çmimi i shitjes me pakicë për naftën të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër, kur në 20 dhjetor ishte 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 187 lekë/litër, pra një rritje me 9 lekë.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës nuk të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër, kur në 20 dhjetor ishte 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 165 lekë/litër, pra një rritje me 12 lekë.
Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet, kur në 20 dhjetor ishte 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet, pra duke mbetur i pandryshuar.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër, ndërsa në 20 dhjetor çmimi ishte 106 lekë/litër, duke shënuar një rritje me 8 lekë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.



