Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë 2024” në Shqipëri. Sulmuesi i Vllaznisë, mposhti konkurrencën e Arinaldo Rrapajt, Ermir Rashicës dhe Albano Aleksit, të cilët gjithashtu ishin të nominuar për çmimin prestigjioz.  

Trofeu i “Topit të Artë” u dorëzua nga presidenti i FSHF, Armand Duka. Një vlerësim i rëndësishëm për ish-sulmuesin e Kombëtares, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në Abissnet Superiore.

Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, e cila luftoi deri në fund për titullin kampion, duke arritur në “Final Four”.

Në sezonin e kaluar, në 38 ndeshje të luajtura, Balaj shënoi 18 gola. Më herët, sulmuesi fitoi edhe çmimin e “Këpucës së Artë”.

Edhe në sezonin aktual Bekim Balaj vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionat me 13 gola.

Bekim Balaj është gjithashtu fituesi i “Këpucës së Artë” në Shqipëri. Çmimi prestigjioz, sulmuesit shkodran iu dorëzua nga legjenda Sulejman Demollari. Balaj është kandidat edhe për “Topin e Artë” në Shqipëri. Në fjalën e tij, Balaj u shfaq shumë i lumtur për këtë çmim të marrë.

“Kam nderin që këtë trofe ta marr nga një figurë e nderuar e futbolli si Sulejman Dmeollari. Këpuca e Artë është një trofe i rëndësishëm për sulmuesit, sepse ne vlerësohemi për golat. Pa ndihmën e shokëve të skuadrës do të ishte e pamundur ta merrja këtë çmim”, tha Balaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu