KF Vllaznia ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me kapitenin e saj, Bekim Balaj. Sulmuesi do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën kuqeblu për dy sezonet e ardhshme, duke zgjatur angazhimin e tij me klubin deri në vitin 2027.
Klubi shkodran e bëri publik lajmin përmes kanaleve zyrtare, duke shprehur kënaqësinë që rrugëtimi me Balajn do të vazhdojë edhe më tej. Sulmuesi 33-vjeçar është një figurë kyçe për Vllazninë dhe me eksperiencën e tij pritet të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave për sezonet në vijim.
Rinovimi i kontratës me Balajn është një sinjal i qartë i ambicieve të klubit për të konkurruar fuqishëm në kampionat dhe në Kupë.