Ballina Aktualitet “Bombë uji” Balluku: Prurjet 2 herë më të larta nga parashikimet, shkarkimet...

“Bombë uji” Balluku: Prurjet 2 herë më të larta nga parashikimet, shkarkimet të kontrolluara

Nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i KESH, Ergys Verdho kanë përditësuar informacione mbi situatën e motit dhe prurjeve.

Ajo tha se prurjet kanë qenë 2 herë më të larta se sa ne prisnim nga parashikimet dhe ushtrimet numerike, ndërsa shtoi se intensiteti i reshjeve po shkon drejt jugut.

Balluku: Prurjet kanë qenë 2 herë më të larta se sa ne prisnim nga parashikimet dhe ushtrimet numerike që kemi bërë. Ndërkohë kemi pritur që të kishte prurje më të larta në Fierzë, por nuk e kemi pasur, ndërsa në Vaun e Dejës kemi pasur intensitet shumë më të lartë dhe kemi bërë shkarkime të analizuara. Këto shkarkime behën në mënyrë teknike nga komiteti i kuota, për të ruajtur nën Shkodrës.

Shkarkimet janë momentalisht 1700 metër kub për të ruajtur fushën ne nën Shkodrës. Drini është i pakontrollueshëm dhe nëse ka prurje të mëdha, sepse kjo është një bombë uji që ka detyruar shkarkimin e paparashikueshëm, ndërkohë që fronti po zhvendoset në jug, por nuk pritet problematiket që kemi në veri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks