Ballina Sport Boksieri shqiptar Adam Maca, finalist i Botërorit të Armenisë

Boksieri shqiptar Adam Maca, finalist i Botërorit të Armenisë

Boksieri i talentuar nga Mirdita, i cili është pjesë e klubit shkodran “North Boxing Albania” dhe stërvitet nga trajneri Klaudio Çekini, ka bërë një paraqitje fantastike në gjysmëfinalen e zhvilluar ne Armeni ne ndeshjet e Kampionatit Botëror të Boksit U-16. Ai ka mposhtur me rezultatin 5-0 kundërshtarin nga Afganistani, Amanollah Sahak. Me një teknikë të shkëlqyer dhe grushtimin e tij perfekt, Maca u shfaq tërësisht dominues në ring, duke merituar kualifikimin për në finale. Me këtë rezultat, Maca tashmë ka të sigurt medaljen e argjendit, por 15-vjeçari kuqezi sigurisht që do të japë gjithçka për të fituar të artën në finalen e të dielës, aty ku do të gjejë përballë rusin Platon Kozlov.

Me mbërritjen në finale, Maca ka vendosur edhe rezultatin më të lartë në historinë e boksit shqiptar në një Kampionat Botëror. Në duelet e tij të mëparshme në Botërorin që po mbahet në Armeni, Maca fillimisht mposhti uzbekistanasit Pahlavonjon Ibrohimov me rezultatin 5-0 më 28 nëntor. Më pas më 30 nëntor ka kaluar me sukses edhe ndeshjen e tij të dytë, teksa triumfoi me KO në raundin e dytë kundër bjellorusit Tsimor Siankevich.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks