Nga Luçiano Boçi: Në kërkim të SPAK
SPAK doli me të madhe për të parandaluar e ndëshkuar krimin zgjedhor, të kthyer në normalitet në proceset zgjedhore.
Task forca e tij pretendohet të jetë në qarqet kryesore.
Ndonëse gjysma e fushatës po ikën, askundi nuk ka rezultate përpos rastit të sajuar e qesharak të Lushnjes.
Ndërkohë Rama e administrata e tij konsumojnë çdo ditë nën hundën e SPAK e me bekimin e tij KRIM ELEKTORAL.
Pas Elbasanit ku fëmijët u morën me padëshirë e dhunë, për hir të fushatës së Ramës, rradhën e ka Shkodra.
Fëmijët detyrohen me një vendim të minutës së fundit të lejnë klasat dhe të shkojnë para Bashkisë, ose stadium për “t’i bërë furçe e bojatisje” bandës politike në pushtet.
Neni 238/a i Kodit të procedurës penale e përcakton këtë si vepër penale dhe e dënon me burgim.
Dhe Kodi Zgjedhor e quan KRIM.
Po SPAK çfarë pret?!
Ramën që t’i kërkojë ta marrin të pandehur?!!!
Apo po pret të kryhet krimi, të kryhen zgjedhjet e pastaj të na mbajë fjalime se si luftohet krimi elektoral?!
Ja pra zoti SPAK ku e keni!
Ne mes të ditës e në mes të njerëzve KRIMIN ELEKTORAL.
Nëse doni që publiku t’ju besojë parandaloni këtë krim dhe autorin (Ramën) që tashmë e ka kryer disa herë, merreni të pandehur!!!
Boll me sikur!