Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në zonën e Dukagjinit, i deleguari politik i qarkut Shkodër, Luçiano Boçi, dha një mesazh të qartë për betejën politike dhe morale që po zhvillohet në këtë trevë. Ai theksoi se Shala, Shoshi dhe Pulti nuk mund të mbeten peng i interesave të errëta dhe se kandidati i opozitës, Ndoc Ashta, përfaqëson ndershmërinë, fjalën e dhënë dhe të mbajtur.
Statusi i Boçit:
Shala, Shoshi dhe Pulti nuk mund të mbahen peng i bosëve të hashashit. Ndryshe nga ata, Ndoc Ashta ka ndërshmerinë, fjalën e dhënë dhe fjalën e mbajtur. Prandaj nuk mund të zhgënjejë.
Bashkë do t’ia kthejmë njerëzoren, qeverisjes. Qeverisjes së krimit po i përgjigjemi me dinjitet dhe idealizëm. Sepse më 11 Maj, e mira do të fitojë.