Për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut, janë regjistruar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Prekal – Ura e Shtrenjtë.
Si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga rrëshqitjet, rruga është aktualisht e bllokuar për qarkullim.
Ekipet e Bashkisë Shkodër dhe strukturat e Emergjencave Civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, si dhe po punojnë për vlerësimin e dëmeve dhe normalizimin e qarkullimit.
U bëjmë apel të gjithë banorëve dhe drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjen në këtë aks rrugor, për shkak të rrezikshmërisë së lartë, deri në një njoftim të dytë.
Bashkia Shkodër do të vijojë informimin e publikut në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.






