Ballina Aktualitet Bllokohet aksi rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”. Policia del me njoftim urgjent

Bllokohet aksi rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”. Policia del me njoftim urgjent

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Njoftojmë qytetarët se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”.

Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë.

Ndërkaq, punonjësit për mirëmbajtjen vijojnë të punojnë për pastrimin e aksit rrugor nga dherat.

Drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët për në rast se kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë në numrin 112.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks