Ballina Aktualitet Blinken “porosi” stafit të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri: Mësoni nga tradita...

Blinken “porosi” stafit të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri: Mësoni nga tradita e “besës”!

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me stafin e ambasadës dhe familjet e tyre gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Ai falënderoi ekipin për përpjekjet e tyre për të forcuar lidhjet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

“Ai theksoi se tradita e “besës” është diçka nga e cila mund të mësojnë të gjithë.

Sekretari falënderoi, gjithashtu, stafin shqiptar për përkushtimin e tyre ndaj marrëdhënies duke i quajtur “zemra” e ambasadës sonë.

Të pranishëm ishin edhe i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe ish-Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks