Gjykata e Shkodrës është “blinduar” në pritje të seancës ndaj shtetasit rus, Igor Kokunov i cili do të njihet me vendimin nëse do të ekstradohet në shtetin e tij.
Gjykata e Shkodrës caktoi masën “arrest me burg” me 40 ditë afat për 59-vjeçarin, Igor Kokunov, i cili u arrestua në 28 gusht në Pikën Kufitare të Muriqanit për llogari të drejtësisë ruse. Ai rezulton i dënuar me 15 vite burg për vepra të rënda penale.
Në seancën e fundit gjyqësore në Gjykatën e Shkodrës, ai deklaroi se ka frikë të kthehet në atdhe, pasi fajësoi për dënimin e tij organet shtetërore të regjimit diktatorial të presidentit Vladimir Putin. Shqipëria pret kërkesën e palës ruse për të ekstraduar Kokunovin.