Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate.
Shkrelit iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”.
Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Në muajin maj, Shkrelit iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll.
Për këtë hetim, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së, pasi dyshohen për shitblerje te votës në qarkun e Shkodrës./ newspower.al






