Makinat super luksoze që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale tashmë po përdoren nga efektivët e policisë së shtetit, për të kapur keqbërësit më shpejtë. Mjetet me logon e Policisë u ekspozuan pranë Ministrisë së Brendshme dhe janë gati për shërbim

Jo pak kane kanë tërhequr vëmendjen e kalimtareve automjetet luksoze mijëra euro të cilat janë parkuar pranë ministrisë së brendshme
Ato janë automjete që I janë sekuestruar krimit dhe së fundmi i kanë kaluar në pronësi Policisë se shtetit
Efekte njerez qe i shikojnë me kërshëri

Makinat e sekuestruara kanë tani logot e policisë së shtetit dhe janë gati për të dalë në shërbim nëpër rrugët e kryeqytetit. Ndër to ka edhe mjete qe kushtojnë mbi 100.000 euro. Makinat luksoze apo “Bishat e Blinduara” që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale tashmë do të përdoren nga efektivët e policisë, për të kapur keqbërësit më shpejtë si në skenarët e sagës “Fast and Furious”.
Ministri i brendshëm Balla ka thënë më herët se automjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre.

Sipas vendimit te Ministrisë se Brendshme automjetet e konfiskuara të krimit apo korrupsionit nuk do të nxirren më në ankand për shitje.
Shqiperia u bashkohet kështu nismave te disa shteteve si Turqise apo Cekise te cilat kane sekuestruar mjetet luksoze per llogari te Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu