Një 53-vjeçar i identifikuar si Kristo Doka ka rënë nga lartësia e objektit ku punonte dhe për pasojë ka ndërruar jete. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës” në kryeqytet. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.