Ballina Politike Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku betohen në Kuvend si deputetë, hyjnë në...

Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku betohen në Kuvend si deputetë, hyjnë në parlament pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos

Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku janë dy deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Socialdemokrate. Brahimi dhe Lasku futen në Kuvend si më të votuarit nga listat e PSD-së në Shkodër pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos.

Në Kuvend, sovcialistët rrëzuan kërkesën e parë për mocion me debat nga opozitarët për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. 73 deputetë votuan kundër. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk do t’u pranojnë kërkesa që janë në kundërshtim me rregulloren. Sipas tij, demokratët i dërgojnë qëllimisht kërkesat të shtrembëruara dhe të cunguara sepse nuk duan vetë debat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks