Besimtarët mysliman të Shkodrës e falen Fiter Bajramin në sheshin qëndror, duke i dhënë fund 30 ditëve të agjerimit, lutjeve dhe sakrificave të muajit të Ramazanit. Nga hytbja e kësaj feste, Zëvendës Myftiu i Shkodrës Arben Halluni në mesazhin e tij u ndal tek vlerat e familjes, duke kërkuar ruajtjen e saj nga shthurja dhe devijimet që po trondisin botën gjithnjë e më shumë.
Prindi 1 dhe Prindi 2 janë terma të ftohtë dhe që nuk mund të zëvendësojnë asnjëherë fjalën nënë dhe babë tha Halluni ndërsa bëri thirrje që të rriturit të edukojnë fëmijët e tyre me vlerat e moralit, fesë dhe traditës shqiptare për të mos lejuar që në të ardhmen të devijojnë në orientimet e tyre.
Të gjjthë duhet të kenë frikë Zotin dhe t’i binden atij për të ruajtur të shëndoshë dhe larg imoralitetit familjen përfundoi Halluni, i cili uroi edhe festën e Fiter Bajramit. Ai udhëhoqi ceremonine në mungesë të myftiut Sytari që ndodhet në vendet e shenjta.
Pas faljes, besimtarët takojnë të dashurit e tyre, dhurojnë sadakanë ose kontributin për nevojtarët dhe më pas mblidhen për drekën me familjarët.






