Ish kryeministri Sali Berisha dhe ish deputeti Tom Doshi jane perplasur ne distance, pas nje statusi qe kryedemokrati hodhi per nje arrati te Doshit nga Shqiperia, pasi do te arrestohej nga SPAK. Ish deputeti i Shkodres Doshi duke e pergenjeshtruar, ka publikuar edhe nje foto nga nje prej kafeve te Tiranes. Ja dy statuset e publikuara ne rrjetet sociale.

 

Statusi i Sali Berishes:

Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit.

Statusi i Tom Doshit:

O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu