Protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike do të zhvillohet ë 3 mars ditën kur Gjykata e Apelit pritet të shprehet për vulën dhe logon e kësaj partie.

Partia Demokratike me në krye liderin Sali Berisha ka njoftuar për një revolucion të pandërprerë. 

Kujtojmë që Partia Demokratike nuk është regjistruar as për zgjedhjet vendore që do të realizohen më 14 maj. 

KZAZ-të që do të administrojnë procesin zgjedhor të 14 Majit do të nisin punë pa anëtarët e Partisë Demokratike.

Lufta e brendshme, bëri që KQZ të shtyjë shqyrtimin e dy listave të paraqitura. Ilirjan Celibashi bëri edhe një thirrje të fundit për zgjidhje, në rast të Kundërt tha se vendimi do të jetë bazuar mbi Kodin Zgjedhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu