Sali Berisha ne komunikimin me gazetaret ka qene i prere kur ka paralajmeruar ndeshkimin e krimit elektoral njejte me ate te krimeve te renda.
Absolutisht është e vërtetë ajo që thonë raportet ndërkombëtare, por ne i marrim gjërat siç janë. Së pari, këto çmime 10-fish, 20-fish, këto shkojnë të gjitha në çmimin e sipërfaqes së ndërtimit. Dhe nuk blen ndërtuesi, por blen klienti. Klienti nuk blen dot, qytetari
nuk blen dot.
Së dyti, merri kullat që ne i quajmë monumente të drogës dhe korrupsionit. Është e faktuar që 80%, ose më shumë e financimit të tyre nuk vjen nga bankat, vjen nga nëntoka. Vjen nga nëntoka me bekimin e Edi Ramës.
A e dini ju kush është mëkëmbësja e Ramës për lejet dhe për projektet. Ajo është zonja Rroko. Motra e dy lejtnantëve të Suel Çelës. Faktikisht lejet e ndërtimit dhe projektet i menaxhon Edi Rama me Suel Çelën. Kjo është e vërteta.
Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Zero tolerancë.
Ata do të kenë atë fat që kanë pasur bandat në vitet 2005-2013. Sot ata janë të lirë, sot Suel Çela bën ligjin në lagjen e tij. E di e gjithë Elbasanit përveç ky Proda, ‘Matrixi’ i policisë dhe Dumani i Skapit, që nuk e dinë se ku ndodhet ai. Ai është i lirë.
Altin Hajri është i lirë dhe kërcënon njerëzit rrugëve.
Troplini drejton defakto portin dhe lojërat. Po e mbush Durrësin në të 4-anët me lojëra fati, që ndan të ardhurat me PS-në dhe Edi Ramën.
Bajrët po shndërrohen në një bankomat për shpërndarjen e narkoeurove sipas ligjit të bandës.
Pëllumb Gjoka nga qelia drejton banditët e tij në Velipojë.
Ta harrojë, mbi ta do të rëndojë i tmerrshëm krimi elektoral, ta mbajnë mend mirë.
Përveç krimeve të tjera, vepra më e rëndë kriminale, pas vrasjes do u konsiderohet krimi elektoral.
Kjo është pra, ne do i presim ato burime.
Si mundet të përballen njerëzit me rroga më të ulëta, me çmimet më të larta për strehimin, me çmimet më të larta për ushqimet. Ky është një mekanizëm i spastrimit etnik të këtij populli nga ky regjim që bazohet mbi krimin, vjedhjen e tyre.