Ballina Politike Berisha: Parlamenti është kthyer në një institucion ku vendosin grupet kriminale

Berisha: Parlamenti është kthyer në një institucion ku vendosin grupet kriminale

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim me gazetarët jashtë Kuvendit deklaroi se Parlamenti i Kushtetutës është kthyer në një institucionn ku vendosin grupet kriminale e merren vendime në favorizim të tyre.

“Nuk respektohet asnjë rregull i rregullores dhe nen i kushtetutës. Parlament i cili është në funskion të shuarjes së zërit të opozitës vetëm e vetëm se këta qeveritarë janë të tmerruar nga vjedhjet e pafundme të tyre, nga pasurimi i madh nga pasuritë dhe fondet publike. Natyrisht këto ata nuk duan ti dëgjojnë,  ne nuk duhet ti denoncojmë për publikun shqiptar.

Parlamenti si kurrë  ndonjëhreë ka formën e një shartoreje, sharje, sharje, një platformë e sharjes ku kreu i pseudo mazhorancës i lejon vetes të përdorë fjalët më të ulëta. Fjalorin më të papranueshëm e fyese për çdo qytetar.

Ai jo vetëm që nuk ndëshkohet por mbështet nga kreu i parlamentit dërkohë që deputetët e opozitës jashtë kamerave i kthejnë përgjgije atij përjashtohen nga parlamenti.

Parlamenti nuk respekton të drejtat themeltare sic është e drejta për procedurë., nuk mohohet kurrë në cdo sallë parlamentare të botës, nëse deputeti shtyp butonin për Çështje procedure, atij i jepet automatikisht e drejta për të folur. Kjo gjë nuk na u lejua ne, dhe falë Facebook, lavdi Facebook të komunikojmë me qytetarët.

Parlamenti është transformuar në një institucion ku vendosin grupet kriminale, merren vendime në interes të grupeve kriminale me pushtet, pa pushtet. Ky parlament hnuk meriton të ekzistojë.

Siç jam betuar më 12 nëntor, në një moment këtu do të vijë populli shqiptar ti thotë ndonjë fjalë këtyre hajdutave që s’kan ligj e moral. Kemi 4 muaj si opozitë, kemi dorëzuar një rezolutë për krimet e njerëzimit në Kosovë. Rezolua nuk pranohet të ndiqet proedura, sepse e dimë që nuk do votohet se ata votojnë kundër,” tha ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks