Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si “madhështore” protestën e thirrur prej tij më 6 dhjetor. Kjo datë përkon me ardhjen e liderëve te BE në Tiranë në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, por kjo nuk e ka ndaluar Berishën që të thërrasë protestë, madje ai e ka cilësuar si një mirëpritje për krerët e BE.
Edhe pse policia nuk ka pranuar kërkesën e PD-së për të protestuar para kryeministrisë, për shkak të perimetrit të sigurisë, Berisha me tone të larta u shpreh se “Bulevardin nuk do ta lëshojnë”.
“Madhështore. Liderët Europian nuk janë si Edi Rama, janë zgjedhur me votë të lirë. Ata e dinë se nga vota e lirë vendos gjithçka. Gjithçka është në dorë të protestuesve dhe organizatorëve. Në Bulevardin nuk e lëshojmë.” tha Berisha.
Fjala e plotë:
Një përshëndetje të përzermërt presidentit Steinmeier për këtëvizitë në vendin tonë.
Presidenti vjen këtu si mik dhe kryetar i një shteti që kandihmuar Shqipërinë nga viti ‘90 deri me sot me mbi 1 miliardëe 300 milionë euro.
Një vend që ka mbështetur Shqipërinë në të gjithë përpjekjet e saj për të vendosur demokracinë dhe ekonominë e tregut.
Si ministër i Jashtëm, ai ka mbështetur çlirimin e Kosovës sëbashku me qeverinë e vendit të tij.
Interesi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë gjithmonëprezent.
Kam mirënjohje për kujdesin e tij njerëzor tejet të çmuar qëtregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike tëjetës së tij.
Me këtë rast, në emër të PD, i shpreh mirënjohjen më të thellëpër aktin dhe gjestin e tij shumë njerëzor në mbështetje tëpërpjekjeve të presidentit Nishani në sëmundjen e tij.
Unë gjithashtu dua të denoncoj me forcën më të madh, aktinkriminal, hakmarrjen primitive, të turpshme, antiligjore, antikushtetuese të Edi Rramës ndaj pronave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që është njëkohësisht pronar mediash.
Ju garantoj se kjo që shihni aty, nuk ka asnjë lidhje tjetër,përveçhakmarrjen e egër dhe primitive të Edi Ramës, për qëndrimin qëkëto media kanë mbajtur në informacionin e qytetarëveshqiptarë.
Unë kam këtu shkresën në të cilën IKMT në vitin 2017, merrpërgjigje se resorti po ndërtohet mbi bazën e një vendimi tëKëshillit të Ministrave. Pra, ka leje dhe çdo gjë, pas kontrolleve.
Ky akt i shëmtuar i një njeriu të shfazuar nga fakultetetmendore, i një njeriu që përfaqëson errësirën, përfaqësonarkaizmin më të thellë njerëzor në hakmarrje, është kjo që ndodhsot, në një ditë si kjo, e cila është një ditë e veçantë, se njëburrështetas i një vendi të madh viziton vendin, ndërkohë qëfadromat e hakmarrësit primitiv të verbër i futen një resorti kuPS ka zhvilluar dhjetëra e dhjetëra aktivitete elektorale. Por këtajanë një kategori njerëzish, të cilët meritojnë çdo fjalë, por njeriunuk duhet të prishë gojën e tij per t’u thënë fjalët që këtameritojnë.
Një gjë ju siguroj, se do jenë taksapaguesit shqiptarë që do paguajnë urrejtjen e këtij karakteropati, si në rastin e Agonit dhenë raste të tjera.
Këtë herë do i paguajnë një për një, ndonëse jo nga xhepi, ne do bëjmë ligjin që çdo arbitrazh i çdo akti të kushteve jashtëligjoretë dëmshpërblehet nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. Kjo qëndodhi është dëshmia e shëmtuar. Kjo vjen pas televizionit Ora, që ky i çoi Arapin e zit w piramidave për xhandar.
Ky është një njeri i çmendur nga fobia mediatike, ngakundërshtitë, nga kritikat. Ky jeton i tmerruar për shkak tëvjedhjeve që ka bërë. Ka firmosur jo si kryeministër, por sikryetar i një organizate kriminale, për të cilat ju garantoj se kurrë nuk do mund të shpëtojë çfarëdo gjëje që të bëjë.
Të rrafshojë çdo media, le të bëjë gjithçka, opozita shqiptare do e hedhë atë ku e meriton dhe shumë shpejt.
Pyetje: Për protestën e 6 dhjetorit si do të jetë e organizuarajo dhe a I druheni se liderët europianë do ta keqkuptojnëmesazhin?
Berisha: Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nukjanë si Edi Rama. Liderët europianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre, dhe ata e dinë se nga vota e lirëburon shteti ligjor burojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Pyetje: Nëse kordoni I policisë do të vendoset te ura e Lanës, ku do të protestoni?
Berisha:Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe tëorganizatorëve. Ato do të vendosen insitu, por ne bulevardin nuke lëshojmë






