Kreu i PD Sali Berisha ka rikthyer në vëmendje çështjen McGonigal, duke e cilësuar si një nga aferat më të rënda ndërkombëtare të korrupsionit dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje të drejtpërdrejtë në të.
Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK ku u paraqit në respektim të masës së sigurisë, Berisha tha se mbyllja e kësaj afere përbën krim ndërkombëtar ndërsa ka zbuluar shënimin që ka lënë për kreun e SPAK, Altin Dumani, lidhur me këtë çështje.
Berisha paralajmëroi se pas zgjedhjeve të 11 majit, me votën e shqiptarëve, Rama do të përballet drejtpërdrejt me pasojat e kësaj afere.”DPor aty, Dumanit të Ramës, i lashë një shënim.
Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar.
Krim ndërkombëtar! Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës. Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës. Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove. Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë”, tha ai.