Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në Kongresin e 37-të të CDU në Berlin.
Berisha shkruan se ka takuar njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz.
“Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores.
Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës”-shkruan Berisha.