Ballina Politike Berisha: Në 12 nëntor nisim aksionin e madh opozitar ndaj regjimit

Berisha: Në 12 nëntor nisim aksionin e madh opozitar ndaj regjimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e protestave opozitare në 12 nëntor.

Ai në një konferencë për mediat deklaroi se protestat ndaj regjimit të Edi Ramës nuk do të ndalen, deri sa shqiptarët të fitojnë lirinë e plotë.

Opozita, PD dhe PL dhe forca te tjera opozitare nisin me daten 12 nentor betejen e madhe kunder regjimit te urryer, regjimit te narkoshtetit te pare dhe te vetemnne Europe, te partise shtet, regjimit te Edi Rames.

Ne te kater anet e Shqiperise po bien sirenat e urrejtjes bga monizmit te Edi Rames. Po bien sirenat e analarmit ndaj jrndjet katatstrofale te krijuara nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike te qytetareve shqiptare.

Berisha: Shqiptarët do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor

Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

Berisha: Rama nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë

Ky është një armik i egër i votës së lirë, ky është një plaçkitës i paskrupullt përmes shtetit elektoral, patronazhistëve të kuq dhe bandave kriminale e parave të drogës.
Ky është një armik i egër i interesit të shqiptarëve. Se cili është Edi Rama e ka marrë vesh çdo shqiptar në Shqipëri dhe jashtë. Deklaratat e tij se do zëvendësojë punëtorët shqiptarë me punëtorë të marrë nga Bangladeshi, në të vërtetë trafik i turpshëm i qenieve njerëzore, deklaratat e tij se nuk do lejojë në universitete nxënësit me nota të ulëta, se do marrë jashtë studentë, deklaratat e tij se ikin, por fajin e ka Gjermania, janë dëshmi e zbatimit nga ana e tij të politikës së Vaso Çubrolloviçit.
Nga viti 2014 deri më sot, janë larguar nga Shqipëra 27 përqind e materies shqiptare. Nuk ka luftë civile që në një hark kohor të tillë të shkurtër, të ketë larguar nga vendi 27 përqind të kombit apo shoqërisë.
Edi Rama është një antishqiptar i pakorrigjuar. Në samitin e fundit në Pragë, padroni i tij Vuçiç do i drejtohej audiencës: kam 17 vite që përpiqem me udhëheqjen politike të Kosovës dhe nuk arrij asnjë marrëveshje, ndërkohë me sivllaun tim binjak, Edi Rama biem dakord në çdo gjë dhe merremi vesh për çdo gjë.
Ky është Edi Rama për çdo shqiptar. Pra në çdo plan ky nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë. Ky meriton të largohet një minutë e më parë.
Pas Enver Hoxhës, ky është armiku i dytë më i madh i njeriut, qenies, votës, buxhetit familjar, buxhetit shtetëror dhe të gjithave me radhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks