Katër muaj para zgjedhjeve parlamentare, kryetari i PD-së, Sali Berisha, mblodhi përfaqësuesit e PD-së në pushtetin vendor; drejtuesit e 6 bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë, të cilëve u bëri apel që fushatën elektorale ta shtrijnë kudo ku kanë emigruar shqiptarët.
Berisha porositi përfaqësuesit e opozitës në pushtetin vendor që të kontaktojnë së pari çdo anëtar të familjes së tyre që jeton jashtë vendit për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit.
“Vetëm me angazhimin e secilit prej jush mund ta shndërrojmë votën e diasporës në levën e Arkimedit për fitoren e opozitës. Ata nuk i duan, sepse kanë ikur nga Edi Rama dhe nga vjedhjet e tyre,” deklaroi Berisha.
Ai shtoi se opozita hyn në këtë betejë elektorale përballë një qeverie që, sipas tij, mban përgjegjësi për disa nga çështjet më të mëdha korruptive.
“Edhe tre jetë po të ketë Edi Rama, në qafë do mbajë djegësin e Tiranës dhe eurot e zhdukura. Asgjë nuk mund ta shfajësojë atë,” 130 milion theksoi Berisha.
Prej fillimit të këtij viti, Berisha ka zhvilluar takime me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare, duke u kërkuar atyre të fokusohen te fushata me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.