Në një dalje nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi edhe dorëzimin e një draft-propozimi për reformën Territoriale nga Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se drafti i Alibeajt dhe drafti i përgatitur nga kahu i tij në PD mund të bashkohen dhe të dilet në një propozim të përbashkët edhe me aleatët e tjerë opozitarë.  

Berisha: Është bërë një punë shumë e mirë për reformën Territoriale dhe për tu kthyer nga pseudo-reforma që bëra PS-ja dhe për t’i kthyer qytetarëve pushtetin. Sot dëgjoj që një grup deputetësh të PD-së, në mënyrë të pavarur ka dorëzuar një draft me 94 bashki. Mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky draft që është këtu, le të ulen bashkarisht në PD dhe të përfaqësojnë interesat më të mira të shqiptarëve.

Nuk kemi asgjë, sepse edhe një deputet i vetëm mund të paraqesë një ligj apo reformë. Kështu ulja me ta së bashku në komisione dhe jashtë tyre, dhe gjetja e një ujdie që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, mendoj se duhet ta diskutojmë edhe me partitë aleate opozite në Kuvend. Të dalim në një mbështetje të gjithë opozitës. Natyrisht që nuk bëhemi pjesë e lojës që qeverisë dhe pazareve me të, por ne e kemi publik projektin.

Fjala e kryetarit, Z. Sali Berisha në Mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike datë 05 Tetor 2022

Sali Berisha: Të nderuar deputetë! Sot në mblidhemi për një vlerësim të projektit të përgatitur nga grupi i punës i drejtuar nga Z.Bylykbashi për reformën territoriale në të cilën kanë kontribute specialistët më të mirë, sekretariati i qeverisjes vendore, deputetët.

Dua të shpreh mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për pedagogët, studentët dhe punonjësit e universiteteve të cilët janë në protestë. Sot organizuan një protestë të fuqishme para Universitetit Politeknik për kërkesat më legjitime të tyre.

Ju garantoj se Partia Demokratike qëndron në mbështjetje të çdo kërkesë që ata sot i drejtojnë një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar në Shqipëri i cili është në rrokullisje të madhe.

Edi Rama i është përgjigjur me një qëndrim cinik, urrejtës dhe përçmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre. Edi Rama ka hartuar një vendim me të cilin ai shpreh pikërisht arrogancën, shpreh cinizmin dhe përçmimin ndaj universiteteve. Si edhe kërkon të përçajë trupën akademike nga kolektivi studentor. Ai në vendimin e tij parashikon zero rritje buxhetore për rrogat.

10% që ai deklaron ai se do rriten nga buxhetet , dje e kishte 10, sot e ka 7 që ta çojë nesër 10, është nën inflacion, është më ulët sepse inflacioni i vërtetë është 12%. Pra nuk përbën as indeksim, bën cinizëm. Dhe ajo që është më e rëndë është se premton 30% tjetër rritje rroge nga tarifat e studentëve. Dmth u thotë studentëve, familjeve të tyre, paguani ju tani për pedagogët. Në botë kush këtë nuk e bën, përveç se ka qenë kjo një formë në Jugosllavinë e Titos që quhej “vetadministrimi jugosllav”.

Nëse mbetet që pedagogët të paguhen me tarifat e studentëve, ato janë thjesht një iluzion. Sepse kancelarët, komisarët e partisë në universitete, bordet që përfaqësojnë qeverinë në universitete kanë zhdukur tërrësisht lirinë akademike, kanë vendosur universitetet në një kontroll të plotë totalitar.

Ndaj me këtë rast, i bëj thirrje çdo pedagogu, çdo asistenti, çdo laboranti, çdo punonjësi në universitet e vendit , çdo studenti dhe familjari, të mos përkulen para këtij qëndrimi arrogant, cinik dhe mashtrues të një njeriu që de facto po i çon universitetet tona drejt shkatërrimit.

U bëj thirrje qytetarëve, të mbështesin këtë protestë me të gjithë potencialin e tyre si një kusht për të ruajtur universitetet si shtëpitë ku formohen intelektualët shqiptarë, si institucionet e formimit të inteligjencës sonë kombëtare, një vlerë e jashtëzakonshme.

Ndaj dhe duke përgëzuar sindikatën e punonjësve të universiteteve, duke përgëzuar të gjithë ata që morrën pjesë në atë protestë masive, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe deklaratat cinike Rama bëri në Universitetin e Bujqësisë sot, u bëj thirrje që të vazhdojë kjo betejë. Dhe i garantoj se PD do qëndrojë fuqishëm në mbështetje të kërkesave të drejta dhe shpëtimtare për univeristet të sindikatave të punonjësve të universiteteve.

Ne, në seriozitetin më të madh të punës të parlamentarëve dhe në shkallë përgjegjësie dhe në përgjegjësi të plotë para zgjedhësve është bër ënj ëpunë, shumë e mirë. Për reformën territoriale, për të kaluar nga pseudoreforma që bëri PS dhe për t’u rikthyer kështu de facto dhe de juro pushtetin vendor qytetarëve shqiptarë.

Natyrisht në këtë reformë janë mbajtur parasysh ndryshimet e thella demografike, socaile, infrastrukturore që ka pësuar vendi këto vite. Por janë marrë për bazë, dy projektet më serioze të specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të sponsorizuar nga qeveria suedeze dhe qeveria e Konfederatës helvetike e Zvicrës.

Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur këtu dhe është më i thelluar në çdo aspekt, le të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, i cili të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.

Pra, nuk ka asnjë gjë, edhe një deputet i vetëm mund të paraqesë qoftë ligj, projekt apo reformë, kështu që ulja me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, dhe gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, mendoj se duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, duhet të diskutohet me Partinë e Lirisë, duhet të diskutohet me të gjitha partitë opozitare, Partinë për Drejtësi-Integritet, Partinë Republikane, Partinë e të drejtave të njeriut, Partinë Agrare Ambjentaliste. Me të gjithë këta duhet të diskutojmë në komision në mënyrë që të krijojmë një mbështetje pano opozitare, e të gjithë opozitës. Një projekt shumë i rëndësishëm ky.

Natyrisht, ne kurrë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë dhe as të pazareve me të. Ne e kemi publik projektin. Projekti shpreh interesat më të mira. Nuk besoj se Edi Rama është serioz në çështjen e reformës. Nuk ndodh. Gënjen. Pavarësisht nga kjo,mendoj se ishte në detyrimin tonë, në seriozitetin tonë që të paraqesim gati një projekt më të mirin që ne e gjykojmë.

Ju falenderoj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu