“Shqipëria përjeton diktaturën e dytë, një diktaturë në të cilën një pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste përdor ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës mjetet më të egra që mund të përdorë për këtë kohë”, kështu është shprehur kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me ish-të përndjekurit politikë.

Berisha tha se  “sot jemi nën një regjim në të cilin narkodiktatori njëlloj si diktatori i viteve ’50 ka në duart e tij çdo pushtet në këtë vend.

“Ka në dorë të tij të gjithë vendimarrjen, konsideron pasuritë e këtij vendi si pasuri të vetat dhe të klaneve të tij kriminale.

Diktatori sot, nuk ka një Sigurim Shteti, siç kishte diktatori i dikurshëm. Por ka instrumenta terrori të njëjta me ato që kishte diktatori i dikurshëm. Nuk ushtrojnë më pak terror Bajrët kur shpalosin autokolonat e tyre në Shkodër, se sa xhpisat e Sigurimit të Shtetit.

Nuk ushtrojnë më pak terror në Durrës, Xhevdet Troplini, apo i famshmi Poja, se sa dikur dega e Punëve të Brendshme. Por kishte një dallim ama. Dallimi në atë kohë ishte se kishte një ligj, që ata, ligji i keq, ligji i shkruar, mbi bazën e cilit vepronin. Sot nuk ka asnjë ligj. Ligjet janë krejt tjera. Ligjet janë në rregull. Janë ligje të një vendi demokratik, por ligjet shkelmohen. Ligjet nuk respektohen. Ligji, është në kuptimin absolut vullneti i padrinos. Dhe, në qoftë se diktatori me genocidin e tij se, regjimi komunist ka kryer genocid në Shqipëri”, tha ndër të tjera, kreu i PD, Sali Berisha.

Duke e krahasuar regjimin komunist në Shqipëri në aspektin e dhunës dhe represionit, me regjimin nazist në kulmin e luftës, Berisha tha se i gjithë ky genocid, kjo dhunë preku rreth 20% të popullatës. “Kurse, ky genocidi i padrinos, i narkotrafikantit, ky në 10 vjet ka largua 45%.

Spastrim etnik është ky. Genocid është. Pse iknin që të gjithë? Sepse nuk mund të jetojnë. Ikin që të gjithë nga varfëria dhe mjerimi”, tha lideri i opozitës, Sali Berisha teksa shtoi se në pamje të parë, ka liri. Po çfarë lirie? Liri për të ikur. Liri për t’u larguar nga ky vend”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu